Breshëri dëmton mandarinat/ Fermerët e Konispolit, ankohen për çmimet e shitjes

28 Janar 2024 | 17:22

Breshëri i fillim vjeshtës së vitit të shkuar, solli jo pak dëme në pemtarinë e mandarinës në Mursi të Konispolit.

Pasojat e breshërit fermerëve po u përkthehen në produkt të dëmtuar dhe shitje me çmim shumë të ulët.

“Fermerët këtë vit patën shumë probleme më shitjen e mandarinës, faktori kryesor ishte se një pjesë të zonës tonë e kapi breshëri dhe e penalizoj zonën për shitjen e mandarinës. Shumë fermer edhe në këto momente që flasim po e vjelin mandarinën dhe po e hedhin nëpër kanale. Nuk mund të them se i gjithë produkti është i prishur se ka dhe shumë fermer, që kanë produkt shumë të mirë. Në zonën ku ka rënë breshëri ka parcela të dëmtuara ka dhe që nuk janë dëmtuar. “

Aktualisht një kilogramë mandarinë në Mursi shitet për 30 lek. Shifër kjo që sipas tyre nuk justifikon shërbimin që duan penët gjatë gjithë vitit. Pasojat e breshërit po i ndjejnë edhe fermerët që nuk u prekën nga ai, ndërsa askush nuk është kompensuar për demet natyrore.

“Dhe dëmtimin më të madh e patën ata, por edhe të tjerët që nuk u goditen nga breshëri u dëmtuan ekonomikisht se u ul çmimi në minimum. Sot tregtohet me 30 lek të reja!” “Mandarina u shit thuajse pa asnjë lloj fitimi nga ana e fermerit, se me 30 lek që po shitet mandarina sot fermerit nuk i ngelet asnjë gjë. E di shumë mirë me ca kosto i rrisin mandarinat fermerët, dhe të vijë fundi ti shesin me 30 lek kjo është katastrofikë.” “Jo, fatkeqësisht asnjë lloj kompensimi nuk është bërë në zonë. “

Fermerët e Mursisë, fshatit që eksporton më shumë mandarina në vend për herë të pare në vitet e fundit po përballen me vështirësi në shitjen e produktit , duke i detyruar që ta vjen atë për ta hedhur ne kanal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026