Britania e Madhe ‘shigjeton’ të korruptuarit në Shqipëri | 5 zhvillimet

21 Korrik 2022 | 22:20
  • ‘Vala e parë e masave në Shqipëri’, ambasada britanike për Euronews Albania

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për Euronews Albania në lidhje me vendimin e qeverisë së saj, që njoftoi për veprime kundër disa individëve shqiptarë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Për gazetarin Ardit Hoxha, ambasada është shprehur se legjilacioni nuk lejon që të jepen më shumë detaje në lidhje me këtë vendim dhe theksoi se kjo është vala e parë e masave në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Lexoni për më shumë: ‘Vala e parë e masave në Shqipëri’, ambasada britanike për Euronews Albania

Ambasada britanike në Tiranë
  • ‘Nuk dua të të dëgjoj’, ish-deputetja tregon bisedën me shefen e ONM-së

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka thotë se reforma në drejtësi nuk po jep rezultatet e pritura, 6 vite pas miratimit të saj në Kuvend.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tregoi një bisedë të saj me shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ku nuk donte ta dëgjonte rreth shqetësimeve që kishte për reformën.

Lexoni për më shumë: ‘Nuk dua të të dëgjoj’, ish-deputetja tregon bisedën me shefen e ONM-së

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka
  • Vetëm 13% e serbëve pranojnë një marrëveshje Kosovë-Serbi me kufijtë ekzistues

Vetëm 13% e serbëve pranojnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë me kufijtë ekzistues.

Është ky rezultati i sondazhit të zhvilluar në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri, realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

74% e të anketuarve në Kosovë, 70% në Serbi, dhe 92% në Shqipëri e mbështesin dialogun mes dy vendeve.

Lexoni për më shumë: Vetëm 13% e serbëve pranojnë një marrëveshje Kosovë-Serbi me kufijtë ekzistues

Mitrovicë e Veriut
  • Favorizonin biznese për tendera, si i përfitonin shumat e parave efektivët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e 14 punonjësve të policisë në Shkodër.

Sipas hetimeve të kryera në fund të vitit 2020 dhe vitit 2021, ka rezultuar se punonjësit policie dhe të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë favorizuar subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori.

Lexoni për më shumë: Favorizonin biznese për tendera, si i përfitonin shumat e parave efektivët

Komisariati i Policisë, Shkodër
  • Dosjet e vonuara në drejtësi, 120 mijë stok në gjykata

Vettingu i nisur në vitin 2018 vuri në vështirësi duke rrezikuar kolapsin e sistemit. E para që ngeli pa gjyqtarë ishte Gjykata Kushteteuse e cila nuk ishte funksionale për gati dy vite.

Edhe sot ajo nuk është e plotë, por ka numrat për të shqyrtuar çështje. Ajo që u godit më fort ishte Gjykata e Lartë e cila mbeti vetëm me 1 anëtarë nga 19 që duhet të kishte.

Në fillim të këtij viti numri i dosjeve stok ishte 35, 822 çështje. Aktualisht gjykata ka në organikën e saj 16 gjyqtarë.

Lexoni për më shumë: Dosjet e vonuara në drejtësi, 120 mijë stok në gjykata

Dosjet e mbetura stok
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të diele shënohet dita e 29-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:47 | 28/06/2026

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026