Britania zgjeron listën e sanksioneve ndaj Rusisë

26 Korrik 2022 | 19:02

Britania e Madhe ka njoftuar për sanksione të reja, të cilat synojnë lidershipin e lartë të Rusisë.

Sanksionet e reja vijnë si përgjigje e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha në faqen e saj zyrtare më 26 korrik se sanksionet, të cilat përfshijnë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, u vendosën ndaj 42 personave dhe subjekteve të reja, duke përfshirë disa guvernatorë të rajoneve ruse, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Sanksionet prekin edhe Vitaly Khotsenkon, kryeministrin e instaluar nga Kremlini të separatistëve për rajonin e Donjeckut në Ukrainë.

Lista përfshin edhe Vladislav Kuznetsovin, nënkryetar i parë i imponuar nga Moska në rajonin e Luhanskut në Ukrainën lindore, i cili mbahet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

“Ne nuk do të heshtim dhe të shikojmë se si aktorët shtetërorë të emëruar nga Kremlini shtypin popullin e Ukrainës ose liritë e popullit të tyre”.

“Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione të ashpra ndaj atyre që po përpiqen të legjitimojnë pushtimin e paligjshëm të Putinit, derisa Ukraina të mbizotërojë”, tha sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.

Që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, Britania ka sanksionuar më shumë se 1.100 njerëz dhe mbi 100 biznese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024