Brnabiç: Dorëheqja e Vuçiçit do të ishte katastrofike për Serbinë
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se dorëheqja e presidentit Aleksandër Vuçiç do të ishte katastrofike për Serbinë, por se ajo mund të kuptojë se Vuçiç po mendon për këtë duke pasur parasysh sulmet ndaj tij dhe familjes së tij.
Ajo ka vlerësuar se në historinë e politikës botërore, urrejtja ndaj një njeriu si ndaj Vuçiçit është e paprecedentë. Brnabiç tha për TV Pink se përpjekjet për të destabilizuar dhe dobësuar Serbinë kanë vazhduar që nga viti 2014, kur Vuçiç u bë kryeministër dhe se ato janë intensifikuar që nga viti 2017, kur ai u bë president i Republikës.
“Pastaj ata që nuk e duan Serbinë, e cila është e pavarur, ekonomikisht e begatë, e cila po përjeton suksese që nuk i kemi parë në historinë tonë, e kuptuan pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017 se çfarë besimi gëzon Aleksandar Vuçiç në popull dhe atëherë filluan protestat dhe demonstratat çdo vit”, tha Brnabić.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sanksione amerikane ndaj industrisë së naftës në Serbi, flet Vuçiç: Jam informuar
- Vuçiç: SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë serbe të naftës
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 15:37 Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj
- 15:30 Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës
- 15:29 GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh
- 15:16 Netanyahu niset për në Uashington: Irani do të jetë në fokus të diskutimeve, objektiv është të mbrojmë sigurinë tonë
- 15:13 Ukraina godet me dron rajonin e Rostovit, 5 të vrarë dhe 8 të plagosur
- 15:04 PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA