Brnabiç: Serbia nën presion të madh, por s’do të vendosim sanksione ndaj Rusisë

28 Maj 2022 | 18:21

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se Serbia ndodhet nën presion të madh, duke iu referuar situatës aktuale gjeopolitike.

Në një intervistë për Radio Televizionin Serb (RTS), Brnabiç u shpreh se Beogradi nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se nuk do të vendosen sanksione ndaj Rusisë.

“Ne nuk po e ndryshojmë qëndrimin tonë. Është i vetmi qëndrim në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk ndryshon në lidhje me një pjesë të botës apo një shtet individual”, tha kryetarja e qeverisë serbe.

Brnabiç bëri me dije se ditën e nesërme, pritet të ketë një bisedë telefonike mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe atij rus Vladimir Putin.

Bashkimi Europian ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë dhe Serbia është ndër të paktat shtete që nuk e ka bërë diçka të tillë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026