Brukseli nderon Skënder Sherifin për kontributin e tij në letërsinë frankofone
Në Bruksel më 17 tetor do të mbahet një mbrëmje poetike solemne kushtuar jubileut të shkrimtarit belgo-shqiptar, Skënder Sherifi në 70-vjetorin e tij të lindjes dhe 50-vjetorit të krijimtarisë letrare. Ky aktivitet do të mbahet në orën 19:00 në Maison Stepman në Boulevardin Léopold II, Koekelberg.
Akiviteti është organizuar nga Les Poètes Ambulants dhe në këtë mbrëmje poetike do të mblidhen poetë, artistë dhe miq të artit nga mbarë Belgjika e Europa. Sherifi, i njohur për poezinë e tij të thellë dhe filozofike, për lidhjen e gjuhëve, kulturave dhe identiteteve, ka ndërtuar për dekada ura midis botës shqiptare dhe asaj frankofone.
Brukseli, me këtë nderim, tregon sërish se është jo vetëm kryeqyteti i institucioneve evropiane, por edhe kryeqyteti shpirtëror i një Europe të bashkuar përmes artit, kulturës dhe kujtesës.
Hyrja në këtë aktivitet është falas, dhe mbrëmja do të jetë një bashkim i poezisë, muzikës dhe miqësisë, një nderim për shkrimtarin që i dha fjalës peshë, kujtesës dritë dhe kulturës shqiptare një vend të denjë në zemrën e Evropës.
Rekrutimi i të riut në ushtri, përleshje të egra midis civilëve dhe ushtarëve ukrainas në Lviv (VIDEO)
Mrekulli në SHBA, fëmija i shpallur i vdekur zbulohet gjallë pas 5 orësh në morg (FOTO)
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse