Bucci: ‘Non grata’ tipike amerikane, nuk ka sistem të ngjashëm në Evropë
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka deklaruar më herët se e edhe Europa do të konsiderojë shpalljen “non grata” të personave të korruptuar.
Ambasadori italian Fabrizio Bucci u shpreh se nuk ka asnjë detaj për çfarë mund të vendoset në të ardhmen.
“Besoj se është duke u diskutuar në Bruksel, por deri tani nuk kemi ndonjë element mbi atë çka mund të vendoset, nuk mund të jap të reja apo hollësi të mëtejshme,” – u shpreh ai.
Bucci deklaroi se bëhet fjalë për një institut tipik amerikan dhe vlerësime legjitime të secilit vend.
Duke marrë parasysh diçka të tillë, sipas tij, është e vështirë të krahasosh sisteme të ndryshme në vende të ndryshme dhe konkretisht sistemi “non grata” i përket Amerikës, as Italisë e as Evropës.
“Unë besoj se çdo sistem politik duhet të ketë instrumentet dhe mekanizmat e tij për të ndërhyrë në rast se ekzistojnë arsye të qenësishme e të bazuara në prova kur një person ka kryer krim. Magjistratura për këtë shërben. Ajo është e pavarur dhe duhet të ndjekë krimet. Për pjesën tjetër, është e vështirë të japësh gjykime mbi sisteme të tilla,” – u shpreh ambasadori Bucci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë