Bujar Osmani: Lufta në Ukrainë të ndalet, Rusia po kryen krime kundër njerëzimit

16 Janar 2023 | 22:50

Ministri i jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani vizitoi Ukrainën si kryesues i OSBE-së, ku dënoi ashpër agresionin rus kundër civilëve.

Ai u ndal edhe tek sulmi i fundit në Dnipro ku ranë viktima shumë fëmijë ndërsa bëri thirrje për llogaridhënie. Osmani i bën thirrje Rusisë që ta ndalojë luftën dhe t’i kthehet dialogut.

“Shpresoja që agresioni dhe vuajtjet do të ndaleshin përpara vizitës sime në cilësinë e kryesusit të OSBE-së. Çdo dëshmi e re e shtëpive dhe fateve njerëzore të shkatërruara shkakton shqetësim. Si kryesues i OSBE-së, i bëj thirrje Federatës Ruse që ta ndalojë këtë luftë, t’i tërheqë trupat e saj nga Ukraina, t’i përkushtohet parimeve dhe vlerave të OSBE-së dhe t’i kthehet sërish diplomacisë, theksoi ai.

Ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba alarmoi se Rusia po i përdor makinat e OSBE-së ruse në Ukrainë për të shkaktuar huti, ndërsa u ankua edhe për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe adoptim të tyre në familje nga Rusia.

“I kërkova homologut tim që të shikojë fenomenin e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas dhe adoptimin me dhunë të tyre. Duke rrëmbyer fëmijët tanë, ata janë duke vjedhur të ardhmen tonë. Ky është edhe krim kundër njerëzimit dhe nuk duhet të tolerohet”, u shpreh Kuleba.

OKB ka dokumentuar mbi 18,000 viktima në Ukrainë që nga fillimi i agresionit ndërsa numri aktual besohet të jetë shumë më i lartë. OKB regjistroi pothuajse tetë milionë refugjatë ukrainas në të gjithë Evropën ndërsa afro pesë milionë janë të zhvendosur brenda vendit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026