Bukë me listë, qytetarët të zhytur në borxhe në dyqanet ushqimore
Rritja e çmimit të produkteve të konsumit po ndikon kryesisht në fshatra dhe në periferitë e qyteteve. Në periferitë e Tiranës lista e borxheve është shtuar.
Ekonomia e disa prej familjeve shqiptare është dobësuar deri në pikën sa edhe buka merret me listë.
“Njëri ka 2 milionë e 700 mijë lek, veç një bukë vjen e merr në ditë. Edhe bukën në listë. U kam dhënë se më vjen keq, si ta lë pa bukë”, shprehet një shitës.
“Marrim miellin e bukës, vaj oriz, sheqer. Kemi këtë shitësin këtu që na i jep njëherë me lek, njëherë pa lekë”, thotë një qytetare.
Kryesisht qytetarët blejnë me listë produktet bazë të shportës ushqimore. Vetëm shitëses Drita Troci në gjashtë vite, qytetarët i kanë rreth 14 milion lekë të vjetra borxh.
“Ja vetëm një familja ka 1 milion e 637 mijë lekë”, tregon shitësja.
Blerja me listë duket e pazakontë për kryeqytetin, por vetëm pak kilometra larg Tiranës, kjo është e vetmja mënyrë mbijetese.
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar