Bukuri që presin të eksplorohen, ”Destinacion” ju tregon Vaqarrin dhe natyrën e tij fantastike
Janë të shumtë ata që jetojnë në Tiranë dhe nuk e dinë që pranë tyre në zonën e Vaqarrit ekziston një liqen me bukuri mbresëlënëse dhe një vend që ofron resurse befasuese.
Vetëm gjashtë kilometra nga qendra e Tiranës, ndodhet liqeni i Prushit në Vaqarr. Zona e Vaqarrit ka një larmi destinacione ku mund të shkohet, fare pranë nesh është kalaja e Lalmit, e cila ka një histori të lashtë.
Për të arritur në liqenin e Prushit është fare lehtë madje disa mund ta bëjnë me biçikleta rrugën. Sapo kalon varrezat e Sharrës duke hyrë në Vaqarr shfaqet tabela e fshatit që mban të njëjtin emër Prush dhe mjafton të ecësh drejt për te liqeni.
Liqeni është i rrethuar nga kurora e pishave, që i japin hijeshi të radhë vendit. Mund të kaloni këtu disa orë relaksi mes oksigjenit, ushqimit që mund ta piqni dhe në zgarë dhe lojërave të fëmijëve, të cilët kanë plot hapësira.
Mbi liqen ngrihet kalaja e Lalmit, tek e cila, mund të arrini lehtësisht nga ky liqen dhe mund ta bëni pjesë të ditës tuaj ecjen mes pishave.
Dorina Hoxha banore e zonës dhe autore e disa librave na rrëfen më shumë detaje për kalanë e Lalmit.
“Kalaja daton në shekullin e katërt pas erës sonë, tashmë gjurmët e saj janë zhdukur por kanë mbetur disa trakte të vogla që janë dëshmi e një qytetërimi të hershëm. Pothuajse të gjithë banorët më të vjetër të zonës e njohin si kalaja e Bixhit. Pasi shumë shekuj më parë kjo zonë u ble nga një bej i quajtur Osman Bixhi”,-thotë zonja Hoxha.
Vaqarrin mund ta konsiderojmë si fshat të ri edhe pse më parë në historinë e Tiranës gjejmë që janë përmendur si vendbanime të hershme fshatrat Lalm, Sharrë, Allgjatë por detajet mes të cilave dhe pse quhet Vaqarr na i tregon më mirë studiuesi Seit Damjani.
“Në përgjithësi zona e Vaqarrit është një zonë që shquhet për traditat, për vlerat kulturore, artistike, por sidomos edhe për etno-gjenëzën, prejardhjen, vlerat që mbart kjo si zonë. Kryesorja është që emri Vaqarr sipas studimeve është një emër që vjen përshtatja e relievit”,-shprehet zoti Damjan për Destinacion.
Një zgjidhje tjetër për vizitorët në këtë vend veç piknikut është edhe ushqimi që ofrohet në restorantet e zonës. Sot do zbulojmë një vend të veçantë që quhet Ferma e Artë, që ndodhet në rrugën e Arbanës. Një gjë tërheqëse në këtë fermë sidomos për familjet me fëmijë është prania e kafshëve dhe këndi i lojërave.
Të kënaqur në maksimum nga ushqimi i zgjedhur në Fermën e Artë largohemi nga Vaqarri, ku gjen paqen me natyrën dhe qetësinë.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun