Bullgaria dëbon 2 diplomatë të Rusisë
3 Mars 2022 |
11:28
Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka njoftuar se do të dëbojë dy diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh.
Atyre u ka dhënë kohë 48 orë për t’u larguar nga vendi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mitko Dimitrov u tha gazetarëve se prokurorët kishin gjetur prova të “aktiviteteve të paautorizuara të spiunazhit të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”.
Ministria tha se një nga diplomatët ishte një këshilltar në ambasadën e Moskës në Sofje. Ai nuk dha asnjë detaj për diplomatin e dytë të dëbuar.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi ambasadën ruse në Sofje të thoshte se Moska do t’i përgjigjet njësoj dëbimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura