Bullgaria vaksina falas Maqedonisë së Veriut, ministri Filipçe: Besoj se sasia e parë vjen në janar

23 Dhjetor 2020 | 09:53

Përtej konfliktit me Bullgarinë që po mban Maqedoninë e Veriut larg Bashkimit Evropian, solidariteti për situatën e COVID-19 tregon një marrëdhënie tjetër mes dy vedneve.

Maqedonia e Veriut do t’i marrë falas nga Bullgaria dozat e para të vaksinës kundër coronavirus-it dhe kjo u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Besoj se sasia e parë te ne do të arrijë në janar, edhe pse se situata nuk është vetëm në dorën e tyre dhe absolutisht i kuptoj që presioni nga vendet e gjithë botës është i madh,” – tha Filipçe pas kthimit nga vizita në Sofje.

Ai mori pjesë në mbledhjen e qeverisë bullgare, e cila njoftoi se do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut një sasi të vaksinave nga furnizimet e saj.

Sipas ministrit bullgar të Shëndetësisë, Kostadin Angelov, fillimisht do të arrijnë vaksinat Pfizer/BioNTech, pastaj ato Moderna dhe AstraZeneca.

“Ne do të kemi doza të mjaftueshme për të gjithë qytetarët bullgarë dhe, veç kësaj, do të kemi edhe doza shtesë për vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor,” – tha Angelov.

Ndërkohë, sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar rënia e numrit të të infektuarve me COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026