Bullgaria “veto” RMV-së, analisti Musliu: Si shtet më i madh nuk duhet ta bllokojë integrimin
Euronews Albania siguron projekt-përfundimet e Këshillit të Bashkimit Evropian, në lidhje me vendet e zgjerimit.
Në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky dokument zbulon se konferenca e parë ndërqeveritare, e cila shënon çeljen zyrtare të negociatave, pritet të mbahet në dhjetor.
Në paragrafin e tretë të këtij dokumenti, i cili nuk është miratuar ende dhe mund të pësojë ndryshime, shkruhet:
“Këshilli pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe – nëse përmbushen kushtet e vëna në përfundimet e Këshillit të marsit 2020 – me Shqipërinë, në dhjetor të vitit 2020.”
Në një intervistë për Euronews Albania, analisti nga Shkupi Albert Musliu tregoi se çështjet nacionaliste janë përherë pjesë e narrativit politik parazgjedhor.
Sipas tij është e rëndë që një luftë si ajo e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë që e ka zanafillën që nga luftërat ballkanike të përmbyllet brenda disa ditëve.
Sidoqoftë analisti vlerësoi përpjekjet e bëra nga dy kryeministrat e vendeve për normalizimin e gjendjes dhe nënshkrimin e marrëveshjes në 2017.
“Tashmë është një çështje edhe emocionale. Kemi një parti nacionaliste në Bullgari e cila është pjesë e qeverisë, madje kryetari i qeverisë është nënkryetar i asaj partie, z. Karakaçanov i cili shkon në skajshmëri dhe kërkon që në marrëveshje të lidhen çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, maqedonasit të pranojnë se janë komb artificial, pra po përdoret një narrativ parazgjedhor,” – tha Musliu teksa theksoi se kjo mund të ndërhyjë në marrëdhëniet mes dy popujve, të cilat që prej 2017-ës filluan të zbuteshin.
Pyetur nga gazetarja Mulaj për qëndrimin e opozitës bullgare për këtë çështje analisti tregoi se konsensusi është pak më i gjerë.
“Në Bullgari ka një gatishmëri më të madhe që Maqedonia të detyrohet ta rregullojë këtë çështje,” – u shpreh Albert Musliu.
Ai tha se intelektualë dhe analistë të pavarur të cilët janë pak më largpamës insistojnë që Bullgaria si shtet më i madh mos të bllokojë Maqedoninë por t’i japë një shans për integrim.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk