Bum aksidentesh në Korrik, INSTAT: 165 persona u lënduan në 125 aksidente rrugore

18 Gusht 2023 | 16:40

Sezoni veror është pasuar me shtim të aksidenteve rrugore. Muaji korrik ka shënuar numrin të lartë të tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT këtij muaji numërohen 125 aksidente nga 105 të ndodhura në Korrik të 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 19,0%.

Po ashtu në rritje ka ardhur dhe numri i  personave që janë përfshirë dhe lënduar nga aksidentet e ndodhura. Bazuar në raporte zyrtare, përgjatë muajit që  lamë pas janë lënduar 165 persona.

Aksidentet rrugore, në 92% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 3,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E hëna, kur fillon puna pas fundjavës është dhe dita që ka pasur më shumë aksidente. Orët e para të mbrëmjes kanë dhe fluksin më të lartë të aksidenteve.

Në shtatë muajt e parë të vitit 2023, numërohen 653 aksidente rrugore nga 686 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 4,8%.

Numri i të aksidentuarve është 887 persona nga 971 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 13,8% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për shtatë mujorin është rritur me 4,7%.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026