Bumçi: Rama ka devijuar, marrëdhënia me Vuçiç nuk i shërben Kosovës

22 Qershor 2022 | 21:57

Aldo Bumçi, anëtar i kryesisë së PD-së tha se Edi Rama ka devijuar sa i takon marrëdhënies me Vuçiç.

Edhe në rast se do vishte një reagim emocional do ishte gabim, por në fakt devijimi i tij është i vazhdueshëm.

“Në rastin e zotit Rama kemi një devijim të qëndrueshëm, që nuk është emocional, është i kalkuluar. Tre kryeministra të tjerë të majtë nuk kanë mbajtur kurrë këtë qëndrim,” – u shpreh Bumçi i cili theksoi se Europa është i vetmi destinacion dhe nuk ishte duke bërë kritika politike.

Sipas tij marrëdhënia me Vuçiç nuk i shërben Kosovës dhe në këto kushte kemi të bëjmë me një devijim të politikës së jashtme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026