Bumçi: Raporti i BE-së kambanë alarmi, shqiptarët të ngrihen në protesta
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi se raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë është një kambanë e fortë alarmi dhe sinjal rreziku.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bumçi u shpreh se shqetësim kryesor i Brukselit mbetet lufta kundër korrupsionit sistemik dhe veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë.
Bumçi u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protesta.
“Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë është një kambanë e fortë alarmi dhe sinjal rreziku. Një listë e gjatë shkeljesh, kriteresh të paplotësuara dhe punësh të pabëra, apo të bëra keq, e kthejnë Ramën dhe administratën e tij në poster të keq-qeverisjes. Shqetësim kryesor i Brukselit mbetet lufta kundër korrupsionit sistemik dhe veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë.
Duke qenë se lista është e gjatë, ne do të shmangim komentet, duke publikuar vetëm qortimet kryesore të BE dhe duke kujtuar se në raport gjenden të gjitha shqetësimet që ka ngritur vazhdimisht opozita. Shqetësimi thelbësor i PD për shpopullimin shfaqet në raport, siç gjenden aty edhe kritikat tona të forta për amnistinë fiskale dhe “pasaportat e arta”. Kritika që lidhet me eksodin shqiptar, Partinë demokratike, si forca e liberalizimit të vizave, e shqetëson veçanërisht, sepse ka të bëjë me mundësinë të rikthimit të vizave për shqiptarët”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid