Burg mbretit të kriptovalutave, bie “pernadoria” e miliarderit 31-vjeçar

3 Nëntor 2023 | 15:49

Sam Bankman Fried, personi që dikur drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të këmbimit të kriptovalutave, është shpallur fajtor për mashtrim financiar dhe pastrim parash, në fund të një procesi njëmujor të mbajtur në Nju Jork.

Juria amerikane e dha vendimin e saj pas më pak se 5 orë diskutimesh. Ai shënon rënien e 31-vjeçarit, dikur miliarder dhe një nga personat më të njohur në industrinë e kriptovalutave.

Bankman Fried u arrestua vitin e kaluar pasi kompania e tij, FTX, falimentoi. Tani ai përballet me dy dekada burg. Dënimi në dëm të tij do të jepet 28 marsin e vitit të ardhshëm.

FTX kishte dikur një vlerë prej 32 miliardë dollarësh, por kur falimentoi nëntorin e vitit të kaluar, 8 miliardë fonde të klientëve u zhdukën.

“Sam Bankman Fried përgatiti një nga mashtrimet më të mëdha financiare në historinë amerikane. Ai hartoi një skemë multimiliardere që do ta bënte mbretin e kriptovalutave”, deklaroi prokurori amerikan Damian Williams.

Bankman Fried qëndroi përballë jurisë me duart e shtrënguara teksa u lexua verdikti, ndërkohë që prindërit e tij qëndronin me duart në kokë.

Juria e shpalli atë fajtor për mashtrim të investitorëve dhe huadhënësve dhe për vjedhjen e miliarda dollarëve, veprime që çuan në falimentimin e FTX.

LEXONI GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026