Turqia dënon me 11 shekuj burg “bosin” e kriptomonedhave që u ndalua në Shqipëri

8 Shtator 2023 | 16:39

Gjykata e Krimeve në Turqi ka dhënë një dënim të paprecedentë për bosin e kriptomonedhave Faruk Ozer, i cili akuzohet për mashtrimin e 391 000 qytetarëve, duke shkaktuar një dëm prej 2 miliardë dollarë.

Gjykata turke ka dënuar me 11 mijë e 196 vjet e 10 muaj e 15 ditë burg, vëllezërit Ozer, motrën e tyre dhe 4 të pandehur të tjerë, si pjesë e skemës mashtruse.

Në fjalën e tij në gjykatë Ozer hodhi poshtë akuzat për krijimin e një organizate kriminale.

Ai shtoi se së bashku me familjen e tij po përjetojnë padrejtësi dhe se kjo duhet të marrë fund.

Duke vënë në dukje se Thodex ishte thjesht një kompani dhe falimentoi, Özer tha, “Nuk përmendet asnjë organizatë kriminale në Thodex. Unë jam mjaft i zgjuar për të menaxhuar të gjitha institucionet në botë. Kjo është e dukshme nga kompania që themelova në moshën 22-vjeç. Nëse do të krijoja një organizatë kriminale nuk do të veproja aq amatorisht. Është e qartë se të dyshuarit në këtë dosje janë viktima prej më shumë se 2 vitesh”. tha ai.

Serap Özer, motra e tij, deklaroi se Thodex është themeluar në vitin 2017 dhe se ajo ka filluar punën në vitin 2018.

Duke pretenduar se ajo nuk punonte aty kur u themelua Thodex, Özer tha: “Unë u futa në këtë kompani jo për të kryer një krim, por për karrierën time. Do të kisha punuar edhe nëse kjo kompani ishte kompani e dikujt tjetër, jo e vëllait tim. Duke punuar në Kompania e vëllait nuk më ka dhënë asnjë privilegj, në këtë dosje nuk ka asnjë organizim”, tha ajo duke mohuar akuzat.

Ozer u arrestua në muajin gusht të vitit 2022 në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke. 29-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

LEXONI GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026