Gjykata e Lartë vendos të ekstradojë drejt Turqisë “bosin” e kriptomonedhave, Ozer
Gjykata e Lartë vendos ekstradimin drejt Turqisë të Faruk Ozer.
Ozer ishte menaxheri i kompanisë “Thodex” dhe dyshohet se ka mashtruar më shumë se 400 mijë shtetas, të cilët investuan në monedha virtuale, por nuk mundën të marrin paratë mbrapsht pasi kompania bllokoi veprimtarinë në mënyrë të papritur.
Ozer besohet se në momentin e arratisjes nga Turqia mbante me vete kodet e kriptomonedhave në vlerën e 108 milionë dollarëve.
Ai u arrestua në Himarë i shoqëruar me dy persona të tjerë, banues në Vlorë dhe Durrës.
I riu turk akuzohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit, për krijimin e skemës mashtruese me kriptovalutat.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë