Burg për 55-vjeçarin Qani Muça, avokatja tërhiqet nga ‘të lumtë pushka’
Qani Muça akuzohet për vrasje ndaj funskionarëve publik, mbetur në tentativë dhe armëbajtje pa leje.
Pendesa e tij dhe pretendimi se e plagosi inspektorin e IMT-së ne gjëndje të tronditjes së fortë psikike pasi i shëmbën shtëpinë, nuk e shpëtoi nga arresti me burg.
Prokuroria thotë se për plagosjen e inspektorit Ilirjan Gavelli, Qani Muça përdori një pistoletë ‘Tokarov’, ndërsa më herët e ofendoi më fjalë të rënda dhe u konfrontuan fizikisht, por mbrojtja ka një tjetër version.
Për legalizimin e banesës 3 katëshe, Qani Muça priste që nga viti 2006.
Në dosjen e prokurorisë që bazohet në dëshminë e disa policëve thuhet se gjatë shoqërimit në komisariat ai është shprehur “Këta duhen vrarë të gjithë se janë kriminela”.
Në reagimin ku dënoi ngjarjen kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për një projekt publik por mbrojtja sërish ka një variant tjetër.
Vetë avokatja Kalaja, njeherazi kryetare e komisionit të apelimit në Partinë Demokratike po hetohet për nxitje të autorit të krimit dhe thirrje për veprime të dhunshme nga policia e Tiranës, për shkak se një ditë pas ngjarjes përdori shprehjen “ të lumtë pushka ” në një postim në FB.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq