Burg për dy vëllezërit që vranë 41-vjeçarin pas konfliktit për parkimin

20 Gusht 2022 | 17:01

Gjykata e Sarandës i la në burg pa afat dy vëllezërit, Xhoi Tarja dhe Xhanelo Tarja, të akuzuar si autorë të vrasjes me thikë të Klodian Bakiaj.

Mbi vëllezërit, 18 dhe 24 vjeç, rëndon akuza “Vrasje me dashje në bashkëpunim” .

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Sarandës, pasi 41-vjeçari Bakiaj, i cili ishte banues në Tepelenë, kishte parkuar automjetin në lokalin ku ndodhi ngjarja, në lagjen nr. 1 të qytetit.

Tare ka debatuar me viktimën, të cilin më pas e ka goditur 2 herë me thikë. Një nga goditjet e ka prekur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

I riu është ndihmuar edhe nga vëllai i tij në kryerjen e krimit. Gjithashtu, është arrestuar edhe administratori i hotelit, i cili nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026