Dënimi i Tahirit vërtetoi akuzat e PD-së, sipas Bashës

Basha takim me demokratët në Tiranë
7 Shkurt 2022 | 12:04

Fakti që Saimir Tahiri ndodhet në qeli, vërteton se kauza e PD-së është e drejtë.

Kështu u shpreh Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët në Tiranë të hënën, ku theksoi se PD e ka akuzuar Tahirin për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës që prej emërimit të tij si Ministër i Brendshëm në 2013-tën.

Basha tha se ashtu si Tahiri, edhe kryeministri Rama është përgjegjës për mbjelljen e paligjshme me kanabis të vendit dhe tregtimin e tij.

“Kush prej jush këtu beson se Saimir Tahiri mund ta kanabizonte Shqipërinë pa bekimin e Edi Ramës?”, u shpreh Basha.

GJKKO e dënoi Tahirin me 5 vite burg më 4 shkurt 2021, por më gjykim të shkurtuar ai do të qëndrojë në burg për 3 vjet e 4 muaj.

Gjatë mbledhjes së sotme, Kreu i PD-së përmendi edhe denoncimin që kjo parti ka bërë për inceneratorët e Tiranës dhe të Fierit, ku “në vend që të digjnin mbetjet, digjnin paratë e shqiptarëve”.

“430 milionë euro aferë, kemi 5 vite e kusur që e denoncojmë, ditë për ditë, nganjëherë javë me rresht”, tha Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht  

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në ditën e 27-të të protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit...
07:59 | 26/06/2026

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026