Burim Piraj: Kur tanket i afrohen kufijve, si të blejmë produktet serbe?
Në Kosovë ka nisur një fushatë sensibilizuese e quajtur mos “Mos bli prodhime serbe”, qëllimi i së cilës është që shqiptarët e Kosovës të vetëdijësohen për të mos konsumuar prodhime të Serbisë.
Burim Piraj, sipërmarrës nga Kosova, i cili është iniciatori i kësaj fushatë, tregoi në një intervistë për Euronews Albania pse e ndërmori një nismë të tillë në këto momente.
Piraj u shpreh se edhe 2 dekada pas përfundimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit vazhdon të bëjë gjithçka që Kosova të mos jetë shtet normal dhe i pranuar nga të gjithë.
Sipas tij, është e patolerueshme që në një kohë që Serbia sjell tanket në kufi me Kosovën duke rrezikuar sigurinë e saj, qytetarët e Kosovës vijojnë të blejnë produkte serbe.
“Serbia po bën kërcënime dhe kur ka pasur tendencë si në 24 shtator 2022 të sjellë tanket në kufi dhe të kërcënojë sigurinë e vendit tonë, për mua ka qenë e pakuptimtë që qytetarët në mënyrë indiferente të vazhdojnë të blejnë prodhime serbe kur ne ata na kërcënojnë”, tha Piraj.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali