Burime për Euronews Albania: Ambasadorët e BE-së miratojnë raportin e piketave të ndërmjetme për Shqipërinë
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ambasadorët e vendeve tё BE-së miratojnë raportin e piketave të ndërmjetme për Shqipërinë. Miratimi i këtij raporti i hap rrugë mbajtjes të martën konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.
Këshilli i Bashkimit Evropian gjithashtu këtë të premte njoftoi se takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të zhvillohet më 26 maj 2026 në Bruksel.
“Ky takim do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria, si dhe për të përcaktuar standardet përmbyllëse për Grupin 1 “Bazat”. Ky grup përfshin fusha thelbësore të procesit të integrimit, si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike.
Në këtë kuadër përfshihen gjithashtu Kapitulli 23 (gjyqësori dhe të drejtat themelore) dhe Kapitulli 24 (drejtësia, liria dhe siguria), si dhe kriteret ekonomike që lidhen me Kapitullin 5 (prokurimi publik), Kapitullin 18 (statistikat) dhe Kapitullin 32 (kontrolli financiar)”, bëhet me dije në njoftim.
Takimi konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës
Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me mbi 40 vite burg
Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
- 13:14 Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës
- 13:13 OBSH: Shtrirja e epidemisë së Ebolës në Kongo është më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare
- 13:00 Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me mbi 40 vite burg
- 12:58 Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan
- 12:50 Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
- 12:40 Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen