Burri e drogonte që të tjerët ta përdhunonin, gruaja në Francë dëshmon për tmerrin

5 Shtator 2024 | 18:08

Një grua franceze, bashkëshorti i së cilës pranoi në gjykatë se e kishte droguar vazhdimisht në mënyrë që ajo të mund të përdhunohej nga burra të tjerë, ka dëshmuar për kalvarin e saj prej vitesh në gjyqin publik të 51 prej abuzuesve të saj të dyshuar, ku përfshihet bashkëshorti i saj.

Gisele Pelicot, 72 vjeç, foli herë të parë në gjykatën penale Vaucluse në Avignon, Franca jugore, të enjten, duke rrëfyer momentin në vitin 2020 kur policia tregoi imazhet e saj duke zbuluar një dekadë abuzimi seksual, me sa duket të orkestruar dhe filmuar nga bashkëshorti i saj.

“Oficeri i policisë më pyeti për jetën time seksuale,” tha ajo në gjykatë. “I thashë se nuk kisha praktikuar kurrë shkëmbimin e partnerëve apo treshe. Thashë se isha një grua me një burrë. Nuk mund t’i mbaja duart e askujt mbi mua, përveç të tim shoqi.

Por pas një ore oficeri tha: “Unë do t’ju tregoj disa gjëra që nuk do t’ju duken të këndshme”. Ai hapi një dosje dhe më tregoi një fotografi. Nuk e njoha as burrin as gruan që flinte në shtrat. Oficeri pyeti: ‘Zonjë, a është ky shtrati dhe komodina juaj?’ Ishte e vështirë ta dalloja veten të veshur në një mënyrë të panjohur. Pastaj më tregoi një foto të dytë dhe një të tretë. I kërkova të ndalonte. Ishte e padurueshme. Unë isha e pavetëdijshme në shtratin tim dhe një burrë po më përdhunonte. Bota ime u shkatërrua.”

Gisele tha se nga gjithë personat që kishte parë në foto duke e përdhunuar atë, njihte vetëm njërin, i cili ishte fqinj i tyre.

Pelicot dhe bashkëshorti i saj prej 50 vitesh jetonin në shtëpinë e tyre familjare në fshatin Mazan në Provence kur u bë zbulimi i tmerrshëm i abuzimit, i cili pretendohet të ketë ndodhur midis 2011 dhe 2020.

Policia kishte arrestuar Dominique Pelicot, 71 vjeç, pasi ai u kap duke fotografuar gra të veshura me funde në një supermarket, duke i shtyrë hetuesit të kontrollonin telefonin dhe kompjuterin e tij, ku gjetën mijëra fotografi dhe video të burrave që dukej se përdhunonin gruan e tij dukshëm të droguar.

Paditësja, e cila pranoi që emri i saj të publikohej, më pas u thirr në komisariatin e komunës së afërt Carpentras, ku iu treguan fotot.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026

Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se foli me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të hënën dhe u tha gazetarëve se ata ranë dakord të intensifikojnë...
18:37 | 21/07/2026