Bushati: 4-5 oligarkë vendosin për politikat e biznesit në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për analistin, Andi Bushati, Shqipëria është një vend oligarkik. Sipas tij janë 4-5 biznesmenë që vendin mbi politikat për biznesin në vend.

Bushati tha se nuk është e rastësishme që kryeministri Rama i rikthehet kësaj çështjeje pasi sipas tij e bën këtë sa herë ka një krizë.

“Rama sa herë e ndjen që ka një krizë sociale dhe ne sot jemi në pragun e një krize sociale. Shtetit shqiptar sot ka shpenzuar 400 mijë euro për të blerë energji pasi e ka Fierzën bosh. Jemi para krizës së llahtarshme të çmimeve. Rama po mundohet të shkarkojë fabulën se ndan lekët me 5 njerëz” tha Bushati.

- Advertisement -

Analisti shprehet se e gjitha është një propagandë nga kreu i qeverisë pasi besimi popullor i krijuar se paratë e shqiptarëve shkojnë tek një grusht njerëzish është i vërtetë.

Sipas Bushatit, Rama e ka gjetur këtë sistem oligarkik të ndërtuar nga Berisha, të cilin e ka thelluar më tej.

“Shqipëria ka pasur oligarkë para pushtetit të Edi Ramës, janë forcuar nën pushtetin e tij. Bindja ime është se do të jenë edhe pasi Edi Rama të ikë”, tha Bushati.

Baton Haxhiu mbështet idenë se Shqipëria nuk ka oligarkë, por biznesmenë të pasur. Sipas tij qeveria shqiptare nuk imponohet nga këta biznesmenë.

Sipas tij me logjikën e pasurisë, i vetmi oligark në vend është kryeministri Edi Rama pasi menaxhon buxhetin e gjithë vendit.

“Nuk njoh asnjë prej biznesmenëve, se unë nuk i quajë oligarkë, që ka ndjesi oligarku. Oligarku duhet të jetë i zgjuar, i shkolluar”, tha Haxhiu.

Nga ana tjetër, analisti shtoi se ka një tentativë të disa prej biznesmenëve të pasur për t’u kthyer në oligarkë.

Haxhiu tha se kuptimi i oligarkëve është që të përcaktojnë kryeministrin dhe sistemin financiar. Sipas tij asnjë prej biznesmenëve në Shqipëri nuk e kanë këtë status.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gjykata europiane dënon Rusinë lidhur me helmimin e Navalnyt, ja gjoba që do paguajë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) e dënoi Rusinë më 6 qershor për dështimin në hetimin e duhur të helmimit të opozitarit...

Emri| Gjendet i vdekur në mes të rrugës 64-vjeçari, dyshimet e para

Një 64-vjeçar është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës në qytetin e Maliqit. Kanë qenë familjarët e viktimës ata të cilët kanë...

U masakrua me thikë nga burri, niset me helikopter drejt Tiranës gruaja

Është nisur me urgjencë drejt Tiranës, Marjola Myrtollari, 36-vjeçarja nga Korça, e cila u plagos me thikë dy ditë më parë nga bashkëshorti i...

TË FUNDIT

U gjet i vdekur me plumb në kokë, pas vëllait merret në hetim dhe shoku i shqiptarit

Policia italiane po vijon hetimet për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar Enriko Aliaj. Të dhënat paraprake tregojnë se ai ndërroi jetë nga një goditje me...

Mbyti të ëmën me plastmas në Përmet, Gjykata lë në burg 24-vjeçarin

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 24-vjeçarin Albi Muhollari, i cili mbyti të ëmën me qese plastmasi. Ngjarja e rëndë ndodhi...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×