Bushati: Amnistia bëhet për të pastruar paratë e pista nën petkun e emigrantëve
Analisti Andi Bushati thotë se Shqipëria është vendi evropian i rrezikuar më shumë nga pastrimi i parave.
Duke iu referuar Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar, Bushati tha se janë 1.6 miliardë euro që pastrohen në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.
Qeveria po ndërmerr këtë nismë me qëllim për të pastruar paratë e pista nën petkun e emigrantëve.
Sipas Bushatit kjo bëhet për arsye se “vendi po kalon një krizë, jo vetëm për shkak të qeverisë por edhe për shkak të situatës ndërkombëtare, ka nevojë për para në një kohë kur po i mbarojnë buxhetet, dhe do të përfitojë nga paratë e krimit”.
Bushati tha se në tre amnistitë e fundit fiskale në Shqipëri, efekti ka qenë zero pasi “nuk ka ndihmuar që ekonomia të formalizohet më shumë”.
Ndërsa analisti, Baton Haxhiu thotë se amnistia fiskale për emigrantët, rrezikon të krijojë padrejtësi sociale.
“Amnistia fiskale do të jetë edhe për ata që i kanë ikur tatimeve dhe këtu mund të ketë një padrejtësi sociale për ata që i kanë paguar taksat”, tha Haxhiu.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë