Bushati: Çfarë i thashë Berishës pas 21 janarit dhe rruga e vetme që të shpëtonte

23 Janar 2023 | 23:01

Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania, se Sali Berisha bëri gjithçka që ngjarja e 21 janarit të mos hetohej, duke u shpallur publikisht fajtor për vrasjen e 4 qytetarëve.

Sipas Bushatit, mënyra e vetme që do ta shfajësonte Berishën nga kjo ngjarje ishte të linte çdo hapësirë që kjo ngjarje të hetohej plotësisht.

“Vetëm një dorë e vetme mund ta bënte gjithë atë mekanizëm alibish, mbrojtje mediatike që ngjarja të mos zbardhej. Mbaj mend që në darkë të gjithë bënim atë pyetjen: çfarë interesi kishte Berisha, se vetëm dëm i bënte. Ditën tjetër kam bërë një shkrim ku kam shkruar se Berisha kishte vetëm një mundësi që të shfajësohej; të linte çdo hapësirë që ngjarja të hetohej, nga ajo ditë ai bëri krejt të kundërtën; krijoi çdo barrierë që ngjarja të mos hetohej. Një njëri që nuk është i interesuar që ngjarja të hetohet, publikisht shpallet vetë fajtor dhe merr përgjegjësitë e ngjarjes”, tha Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026