Bushati: Debati për presidentin tregoi se sa e përçarë është opozita

5 Maj 2022 | 20:26

Analisti Andi Bushati thotë se debati për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, ka treguar se sa e përçarë është opozita.

Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se brenda Partisë Demokratike, ka tre grupe parlamentare.

Sipas tij, është grupi që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha, grupi që mbështet kreun e Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj si dhe grupi që është asnjëanës.

“Është një debat i madh që është zhvilluar prej disa ditësh në gjirin e opozitës. Ky është një debat njëkohësisht që po nxjerr se sa e përçarë është opozita. Ka një pjesë që do të negociojë me Ramën, por që nuk përfaqësojn kërkënd. Ka një pjesë tjetër që thotë me Ramën nuk duhet negociuar, por as kjo nuk tregon që të paktën mes deputetëve ka një kuorum. Sot pamë 17-18 deputetë që nuk ishin as në Kuvendin e Berishës, as ishin në mbledhjen e Alibeajt. Pra, pak a shumë midis deputetëve kemi 3 PD”, tha Bushati.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama e ka në mendje e tij emrin e presidentit të ri dhe proceset e nisura janë qesharake.

Ndërsa, analisti Baton Haxhiu se duhet të ketë negociata mes palëve edhe nëse janë kundërshtarë politikë.

“Qëndrimi politik i Sali Berishës është të refuzojë çdo gjë që vjen nga Edi Rama. Unë jam me parimin që me kundërshtarin politik duhet të negociohet”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026