Bushati: Është ulur numri i ndërtimeve pa leje, institucionet s’kanë bërë punën

8 Shtator 2022 | 21:25

Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati, është shprehur se numri i ndërtimeve pa leje në vendin tonë është ulur.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati tha se Kryeministri Edi Rama, e ka pasur si betejë uljen e ndërtimeve pa leje, ndërsa shton sërish është i pakënaqur me punën e bërë nga institucionet për të ndaluar këtë fenonem.

“Pas hapjes së Shqipërisë në 1990 dhe ndërtimi dhe shtëpitë private u shumëfishuan, nga një ekonomi tërësisht e planifikuar filloi të bëhej një bum i madh ndërtimesh nga të gjitha anët. Rama e ka pasur këtë betejë për t’i ndaluar në një kohë kur askush nuk fliste.  Janë ulur shumë ndërtimet pa leje. Ka një ndryshim shumë në Shqipëri, sidomos në qytete. Megjithatë ka prapë ndërtime pa leje, nuk janë ato që kanë qenë. Megjithatë Rama është i pakënaqur me mënyrën se si vazhdojnë.“- tha Bushati.

Më tej Bushati nënvizoi se shumë nga institucionet kanë dështuar për të parandaluar ndërtimet pa leje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026