Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

26 Shtator 2022 | 22:44

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i Partisë së Lirisë.

Në emisionin Now, në Euronews Albania, Bushati risolli deklaratën e Kim kur Meta president organizoi mitingun e 2 marsit dhe ambasadorja i kërkoi të mos përdorte flamurin amerikan në mitingjet e veta.

Sipas tij, Yuri Kim, sot në fund të mandatit e quan Metën të mirë, kur deri dje i kishte shpallur luftë të hapur.

“Sot ambasadorja është në fund të mandatit të saj dhe po ngazëllohet pas Metës. Kur ishte president i la edhe atë fjalën për 4 korrikun. Kur Meta bëri atë mitingun e 2 marsit, ambasadorja tha që ai s’ka të drejtë të përdorë flamurin amerikan për mitingjet e veta, me një luftë të hapur ndaj tij. Sot na doli i mirë. Siç ishte Berisha i mirë kur Hillari Klinton thoshte Shqipëria e Berishës shembull demokracie”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026