Bushati: Kritikat ndaj Kurtit, si të kërkosh gjilpërë në kashtë
Analisti Andi Bushati thotë se deklarata e Albin Kurtit ndaj presidentit serb, është në fakt një akuzë e rëndë për Vuçiç ndryshe nga se është trajtuar në media si “mishërim”.
Sipas Bushatit, Kurti ka artikuluar se Vuçiç edhe pse nuk ka pasur ndikim tek Milosheviçi e ka të vështirë të shkëputet prej tij duke nënkuptuar se janë të ngjashëm në mentalitet.
“Vuçiçi është kriminel në mentalitet për sa kohë nuk shkëputet nga e kaluara. Qasja që i bën Albini, është se kemi një person të kriminalizuar në mentalitet”, tha Bushati.
Analisti shtoi se Kurti në një vit ka ndryshuar Kosovën dhe këto e tregojnë edhe raportet ndërkombëtare.
Sipas tij kritikat ndaj tij janë si “të kërkosh gjilpërën në kashtë”.
Me këtë mendim nuk ishte dakord analisti Baton Haxhiu duke thënë se nuk ka asnjë sukses.
“Njeriu që ka sulmuar më shumë mediat është Albin Kurti. E vetmja qeveri në rajon që nuk e bën asnjë punë të vetme”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë