Bushati: Kritikat për stadiumin janë sot më të qenësishme
Analisti Andi Bushati thotë se ka qenë një prej kritikëve për stadiumin Arena Ndërkombëtare. Ai tha se kritikat janë sot më të qenësishme.
Bushati tha se ndërtimi i stadiumit ka sjellë shkatërrimin e sheshit ‘Nënë Tereza’ pasi ka humbur kuptimi i ansamblit.
“Gjithë arkitektët e thonë se ne kemi shkatërruar një pasuri të trashëgimisë sonë njësoj si me teatrin”, tha Bushati.
Një tjetër diskutim që mbetet ende tha analisti është nëse stadiumi duhej ndërtuar brenda apo jashtë qytetit.
“Sot po na tregon se pikërisht aty nuk duhej stadium”, tha Bushati.
Analisti Baton Haxhiu tha se stadium në qendër të qytetit vetëm me lumturinë e tifozëve e ka kryer mision e vet.
“Jam që stadiumi të jetë në mes të qytetit për arsye sepse frymon njëlloj gëzimi. Ecja në këmbë për të shkuar për të parë lojën është një kënaqësi”, tha Haxhiu.
Nga ana tjetër analisti u shpreh kritik për shpalljen ditë pushimi, duke thënë se është “një gjest pa lidhje”.
Duke gjykuar organizimin e finales, Bushati tha se synimi i qeverisë është si të shesin ‘sapunin për djathtë të huajve’ dhe pak rëndësi ka se si jetojnë shqiptarët çdo ditë.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë