Bushati: Kurti të respektojë vendimin e gjykatës për Manastirin e Deçanit
Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur disa vite më parë që Manastrit të Deçanit t’i jepet 24 hektarë tokë.
Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se vendimet e gjykatës duhet të respektohen edhe nëse janë të këqija.
“Një lider demokrat sillet duke respektuar institucionet kundër bindjes së vetë. Edhe në qoftë se ti mendon që vendimi i GJK është i padrejtë, ti pikërisht duke u sjellë si lider demokrat duhet ta zbatosh vendimin e saj”, tha Bushati.
Sipas tij, do ishte më mirë që Kurti të dilte i humbur në raport me ato që ka thënë kur ishte në opozitë, se do i kthente tokat Manastirit, se sa të dalë i humbur në në raport me mosrespektimin e shtetit.
Në maj të vitit 216, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim, sipas të cilit Manastirit të Deçanit i njihet e drejta e pronësisë për 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë