Bushati: Legalizimi i kanabisit rrezikon mbrojtjen ligjore të kriminelëve
Për analistin, Andi Bushati për lejimin e kanabisit mjekësor nevojitet një shtet i rregullt.
Sipas tij, kjo nismë ligjore rrezikon t’i japë një mbulesë ligjore kriminelëve.
“Shqipëria prodhon hashash në mënyrë aq masive sa kriminaliteti shqiptar e do për eksport dhe jo për prodhim vendas”, tha Bushati.
Analisti tha se duhet ndarë debati publik pro dhe kundër nga iniciativa politike.
“Fakti që një ide po imponohet me hile bën të dyshosh se pas gjithë kësaj propaganda ka dhe një hile”, tha Bushati.
Këtë ide ai e mbështeti me argumentin se qeveria nuk ka qenë në gjendje që të ndalojë kultivimin e paligjshëm të kanabisit dhe lejimi për qëllim mjekësor do të japë mbrojtje ligjore.
Analisti tha se nuk mund të besojë se qeveria me këtë nismë ka synim të pengojë kultivimin e paligjshëm.
Bushati akuzoi se mazhoranca qeverisëse me paratë e kanabisit, ka blerë zgjedhjet.
Analisti Baton Haxhiu thotë se kanabisi duhet të legalizohet jo vetëm për qëllime mjekësore por edhe për përdorim vetjak.
Ai i referohet një raporti të OKB në nëntor 2020 që e ka hequr kanabisin nga lista e opiumeve që dëmtojnë organizmin.
“Po të shikojmë hartën vetëm Lindja ka ngelur jashtë legalizimit të kanabisit”, tha Haxhiu.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë