Bushati: Policia dështoi përballë huliganëve se nuk u lejua të bëjë detyrën
Policia dështoi përballë huliganëve një natë më parë në Tiranë, jo se nuk është profesionale por se u përdor politikisht dhe nuk u lejua të bëjë detyrën.
Kështu tha analisti Andi Bushati në emisionin ‘Shock’ në Euronews Albania. Sipas Bushatit policia tregoi se ka dy standarde dhe ndryshe është sjellë në protestat e opozitës ku ka përdor dhunë masive dhe ndryshe u soll dje përballë disa të huajve që edhe pse të dhunshëm nuk duheshin prekur për të mos prishur imazhin e vendit nëpër botë.
“Kemi një polici që dhunon një njëri që shet qepë dhe nuk tregon të njëjtën forcë ndaj një huligani që shkakton 18 policë të plagosur. Asnjë nga protestat e mëparshme të opozitës nuk ka pasur 18 të plagosur dhe kaq dhunë, por tubat e ujit dhe gazi lotsjellës pushtonte Tiranën. Një njëri që cenon pushtetin e Ramës policia është e dhunshme, ndaj një tifozi që duhet të shpërndajë në Perëndim imazhin e bukur të regjimit në Shqipëri e lë ta plagosi policin dhe nuk shohim gaz lotsjellës. Policia i ka pasur duart e lidhura të mos bëjë detyrën që të mos tregojë fytyrën e regjimit në perëndim”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Finalja e Ligës së Konferencës, sa para do të përfitojë skuadra fituese
- Sa milionë euro pritet të qarkullojnë në Tiranë nga finalja e Conference League
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë