Bushati: Presidenti në minutë të fundit, mungesë demokracie

26 Maj 2022 | 20:37

Analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’, në Euronews Albania se negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për presidenti ishin një farsë e servirur nga kryeministri për publikun.

Sipas Bushatit, është e ditur nga kushdo që Rama dhe mazhoranca do të zgjedhin presidentin që duan me votat e tyre, dhe këtë të drejtë ua jep Kushtetuta me ndryshimet e fundit.

Shqetësues për analisti është fakti që kryeministri nuk ka bërë publik asnjë emër duke e lënë për minutë të fundit dhe duke e bërë fakt të kryer.

“Ministri i Jashtëm grek kur erdhi në Tiranë tha se marrëveshja e detit nuk po ecën se presidenti që është nuk ja jep firmën Ramës për negociata, por pak pas pak do dalë një tjetër që do ja japë lejen. Kjo është farsa që i serviret publiku, ndërkohë që nga Tirana në Athinë e dinë se presidenti do dalë nga xhepi i Ramës. Kemi një mungesë të theksuar morali. Fakti që nuk kanë nxjerrë ende asnjë emër, tregon mungesë demokracie”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026