Bushati: Presidenti i ri do dalë nga ‘shtrati politik’ i Ramës
Për analistin Andi Bushati, mbledhja e nesërme e Kryesisë së Partisë Socialiste nuk do të jetë e rëndësishme, pasi sipas tij, presidenti i ri do të dalë nga ‘shtrati politik’ i kryeministrit Edi Rama.
Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se e gjithë procesi që u zhvillua ishte një farsë.
“Besoj se nesër do hapen zarfet sekretë. Por, ashtu siç ishte para një muaji një lojë, edhe nesër Kryesia e Partisë Socialiste do të jetë një lojë. Presidenti i këtij vendi ashtu si shumë ministra të qeverisë, do të dalë nga shtrati politik i Edi Ramës. Mblidhet apo jo Kryesia e PS-së nuk është shumë e rëndësishme. Do kemi një njeri të vendosur nga Edi Rama”, tha Bushati.
Ndërsa, analisti Baton Haxhiu deklaroi se dihej që në fillim se Rama do ta zgjidhte vetë Kreun e ri të Shtetit, teksa shtoi se në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, mund të dalin emra surprizë.
Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë të premten në orën 17:00, ku ndër të tjera në axhendë është ecuria e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe vendimmarrja e kësaj force politike
Raundi i katërt për votimin e Presidentit të ri të Republikës do të zhvillohet më 4 qershor, ora 18:00 në Kuvend.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë