Bushati: Qesharake të thuash se në Shqipëri po luftohet korrupsioni
Për analistin Andi Bushati, është qesharake të thuash se në Shqipëri po luftohet korrupsioni.
Në emisionin ”Shock” në ”Euronews Albania”, Bushati u shpreh se për inceneratorët u morën 14 vendime për një ditë dhe sipas tij, kjo nuk tregon paaftësi për të bërë gjërat, por vullnet për të vjedhur.
”Të mos bëhemi qesharakë dhe t’i themi njerëzve të vërtetën. Çfarë thoshte Edi Rama sot? Unë e di që tenderat janë problem, por me tenderat e kemi çështjen nga paaftësia e administratës, nuk është çështja nga korrupsioni. Ti për inceneratorët, ke marrë 14 vendime për një ditë pa procedurë tenderash dhe pa bërë shpallje për tender ndërkombëtar. Kjo është vullnet për të vjedhur, nuk është mungesë diturie për t’i bërë gjërat”, theksoi analisti.
Sipas Bushatit, Rama ka mbledhur rreth vetes administratën publike dhe mendon se fjalimet e tij i besojnë edhe qytetarët të cilët nuk bëjnë pjesë në rrethin e tij.
Gjatë Konferencës së parë Kombëtare të Anti-Korrupsionit, zhvilluar në sallën e Pallatit të Kongreseve, kryeministri Edi Rama tha procesi i tenderimit nuk do të kryhet më nga administrata apo ministritë, por nga ekspertë të jashtëm.
Sipas Ramës, një nga problemet më kryesore nuk është thjesht korrupsioni, por edhe paaftësia e administratës për të ndërtuar procese që janë profesionale, transparente dhe të drejta.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar