Bushati: Rama i padenjë për të negociuar për detin, ashtu si Berisha

30 Maj 2022 | 20:29

Analisti Andi Bushati thotë se përplasja e fundit mes qeverisë dhe Presidentit për mosmarrëveshjen me Greqinë për detin nxori në pah se kryeministri Rama po kërkon që të zgjidhë personalisht dhe në mënyrë të fshehtë këtë çështje.

Bushati tha se Rama mund të jetë i padenjë për të negociuar ashtu siç ka qenë “Berisha i padenjë në marrëveshjen e firmosur në 2009.

“Ne jetojmë në demokraci, në republika parlamentare, nuk mundet t’i vizatojë kufijtë tanë as Berisha dje dhe as Rama sot. Rama padyshim është i padenjë sa kohë këtë kërkon ta zgjidhi personalisht dhe në fshehtësi siç ishte Berisha i padenjë dje kur donte ta zgjidhte personalisht pa pyetur presidentin Topi dhe në fshehtësi”, tha Bushati.

Sipas analistit, kjo çështje i kalon kompetencat e një mandati qeveritar dhe nuk duhet zgjidhur në kulisa të ngushta dhe sipas tij Rama po përsërit gabimin e Berishës.

“Duhet transparencë nuk po vendosjen kufijtë e pronës së Surrelit, po vendosen kufijtë e Shqipërisë”, përfundoi Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026