Bushati: Thaçi është sot në Hagë se donte t’i vinte ‘minat’ Ballkanit

10 Maj 2022 | 20:26

Hashim Thaçi është sot në Hagë për shkak të veprimeve si president, ‘kur u fut në aventurën e shkëmbimit të territoreve dhe popullsisë që u kundërshtua nga shumë vende përfshirë edhe Gjermaninë’.

Kështu tha në emisioni ‘Shock’ në Euronews Albania analisti Andi Bushati, teksa theksoi se në këtë plan Thaçi ishte bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksander Vuçiç.

“Unë mendoj që Thaçi mund të jetë atje ku është pikërisht se u fut në aventurën e shkëmbimit të territoreve dhe popullsive që u kundërshtua fort dhe nga Gjermania dhe nga një pjesë e krahut demokrat në SHBA. Unë besoj këtë, nuk kam fakte, unë besoj që Thaçi është viktimë e saj. Thaçi gjendet sot në Hagë pikërisht se donte t’i vinte minat Ballkanit bashkë me Ramën dhe Vuçiç”, tha Bushati.

Qëndrimi i Ramës ndaj drejtësisë ndërkombëtare në procesin ndaj Thaçit, sipas Bushatit është hipokrizi.

“Të gjitha fjalët e Ramës që kur Thaçi dha dorëheqjen është se Rama nuk e njeh këtë proces. Por padronët e këtij procesi janë Brukseli dhe DASH, ata që po bëjnë reformën në drejtësi në Shqipëri. Kryeministri i vendit tim nuk mund të jetë aq hipokrit me drejtësinë ndërkombëtare”, tha Bushati.

Sipas analistit, Rama duhet t’i shpjegojë publikut nëse shkoi të takonte Hashim Thaçin në Hagë si shok apo si kreu i qeverisë shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026