Bushati: Vizita e Ramës në Ukrainë, pa vlerë pas amnistimit të Vuçiçit
Vizita e Ramës në Kiev të mërkurën kishte vetëm vlerë simbolike, të cilën e humbi me qëndrimin e Ramës për të justifikuar vendimin e presidentit serb Vuçiç për të mos sanksionuar Rusinë.
Kështu u shpreh në emisionin “Shock” në Euronews Albania, analisti Andi Bushati.
Bushati tha se nëkohën kur Rama shtrëngonte duart me presidentin e Ukrainës, doli një intervistë e Ramës në Politico që bënte amnistimin e Beogradit që nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.
“T’i thoshe Zelensky-t dje që ti po shtrëngon duart me kryeministrin e një vendi që justifikon Vuçiçin që nuk i vë sanksione Rusisë, atëherë kjo e humbet edhe të vetmen vlerë që mund të kishte, pra simbolike”, u shpreh Bushati..
“Ngelet vlera e një aksioni propagandistik”, shtoi ai.
Një vend si Ukraina që sot priste Draghi-n Macron-in dhe Sholz-in, nuk ka interes sipas Bushatit nga vizita e Ramës dhe Abazoviçit, liderë ballkanikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë