Bushati: Vuçiç po tenton të na ndajë nga BE, Shqipëria ombrellë për Serbinë
Analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’ se diskutimi i kryeministrit Edi Rama për mundësinë e bojkotit nga Shqipëria të samitit të BE me Ballkanin Perëndimor është akt i paprecedentë.
Sipas Bushatit, duke u rreshtuar përkrah Vuçiçit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po i bëhen ombrellë Serbisë për ta mbrojtur nga diskreditimi që do t’i bëhej për qëndrimin ndaj Rusisë.
“S’ka ndodhur kurrë që Shqipëria të bojkotojë një samit të BE. Pse duhet të koordinohemi me Serbinë për një gjë për të cilën kjo e fundit s’ka asnjë lidhje. Pse nuk do Vuçiç të jetë në Samitin e BE? Pasi atje do t’i kërkohet pse nuk i ka vënë sanksione Rusisë. Shkupi dhe Tirana bëhen ombrellë për ta ruajtur Vuçiç nga diskreditimi. Kemi një dalje nga aksi; të arrijë Vuçiçi të ndajë Shqipërinë nga BE është një akt shumë i rëndë”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s