Bushati: Zgjedhja e presidentit, edhe më tallëse se anketimi për kanabisin
Analisti Andi Bushati e konsideron si qesharake dhe tallëse, procedurën e ndjekur nga mazhoranca për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Bushati tha ky proces i duket edhë më tallës se anketimi i Këshillimit Kombëtar për legalizimin e kanabisit.
“Unë mendoj se është një tallje. Pashë ato skenat qesharake sot kur deputetët e PS votonin në kutinë e fshehtë sikur po propozonin emra. Kush po propozojnë emra? Këta ministra që e morën vesh nga televizoni që u bënë ministra? Më duket tallje më e madhe se ajo e Këshillimit Kombëtar për legalizimin e kanabisit”, tha Bushati.
Ndërsa, analisti Baton Haxhiu tha se kjo procedurë duhet të zhvillohet edhe nëse është farsë, pasi sipas tij, demokracia ka falsitet brenda.
Haxhiu nënvizoi se presidenti Ilir Meta ka qenë jokushtetues dhe politik, teksa shtoi se kryeministri Edi Rama e ka menduar emrin për kreun e ri të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë