Busulla e fundit nga Agim Ramadani, rrëfimi i ish-komandantit që prek zemrat pas 27 vitesh nga Kosharja
Në 27 vjetorin e betejës që do të hynte në histori, në Koshare, ish-komandanti i Batalionit Njësia Topi, Feriz Trezhnjeva ruan ende të freskët kujtimin e takimit të fundit me heroin Agim Ramadani.
Me emocionet edhe pas kaq vitesh, ai rrëfen momentin kur komandant Katana i dhuroi një busull topografike, si një medalje nderi dhe mirënjohjeje.
27 vite më pas, duke folur nga kompleksi memorial në Koshare ku prehen 114 dëshmorët e kësaj beteje, ish-komandanti i batalionit kundër-blindues vlerëson se Beteja e Koshares mbetet një nga më të lavdishmet në historinë e shqiptarëve.
Sipas tij, ajo ishte një operacion i mirëfilltë ushtarak, i planifikuar dhe udhëhequr nga profesionistë të të gjitha fushave, nga këmbësoria e artileria, deri te logjistika dhe mjekësia.
Duke kujtuar rolin e tij si komandant i njësisë me topa 75 dhe 82 mm, veterani shpjegon motivimin për t’iu bashkuar luftës, edhe pse vinte nga Shqipëria.
Momenti më dramatik dhe më prekës i rrëfimit të tij lidhet me natën e 8 prillit 1999, pak para fillimit të sulmit për thyerjen e kufirit. Pasi morën urdhrin përfundimtar luftarak, komandantët u përshëndetën me njëri-tjetrin, të vetëdijshëm për rrezikun që i priste.
“Morëm detyrat dhe përgjegjësitë, për arsye se ne kishim përgatitur planin operativ, se secila komandë njësie si do të zhvillojë operacionin e vet luftarak, ku do të godasë objektivat, sa do të depërtojë, pra i kishim bërë në planin operativ të gjitha. Po aty morëm urdhrin luftarak përfundimtar. Më kujtohet, ishte një rast shumë dramatik kur u përshëndetëm të gjithë që ne të lëvizim me njësitë tona nëpër hapësirat e territorit të Koshares…. Pasi desha me dalë prej jashtë, më drejtoi: “Komandant Trezhnjeva” dhe unë u drejtova. Tha ‘Unë për ty kam një dhuratë’ Dhe e mori atë busull topografike dhe ma vendosi si një medalje në qafë, të cilën nuk e harroj kurrë, dhe m’u shpreh në këtë mënyrë: “Për kontributin dhe ndihmën që po na jep, këtë e ke dhuratë nga unë. Nuk e di se kur do të shihemi.” Kjo ishte fjala e fundit e Agim Ramadanit. Dhe mua më ranë lotët, kuptohet, ishin emocione dhe u përqafuam edhe një herë. Atëherë kemi komunikuar me datën 9 prill gjashtë herë me Agimin me radiolidhje, për sa i përket koordinimit të zjarrit, për sa i përket veprimeve luftarake, në mënyrë që të gjithë neve të jemi të koordinuar për sulmin e Betejës së Kosharës”, shprehet ai.
E 27 vite më pas ish-komandanti i Batalionit Njësia Topi, Feriz Trezhnjeva thotë se rënia e komandant Katanës më 11 prill 1999 ishte një goditje e rëndë, por nuk e kishte thyer moralin e ushtarëve.
Beteja e Koshares është beteja më heroike e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi luftëtarët arritën ta thyejnë kufirin Kosovë-Shqipëri i cili ishte vendosur njëqind vjeç më parë. Kjo betejë që nisi më 9 prill 1999 përfundoi më 10 qershor 1999. Në altarin e lirisë ranë dëshmorë 114 luftëtarë ndër ta edhe komandanti i Brigadës 138, Agim Ramadani, ndërsa mbetën të plagosur 380 ushtarë të tjerë.

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 21:37 Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
- 21:28 Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
- 21:27 Dy vite nga vrasja e Egli Progës, Prokuroria e Korçës përfundon hetimet. Dërgon për gjykim 5 persona
- 21:25 Kievi dhe Ukraina do të prodhojë Patriot me licencë amerikane, Zelensky njofton marrëveshjen
- 21:17 Sulme në Iran, 3 shpërthime pranë portit strategjik në Konarak
- 21:05 “Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS