“Butoni i Kuq që fikte gjithçka nuk duhet të shtypej”, Karamuço detaje nga aksioni i SPAK

20 Janar 2026 | 22:06

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi në emisionin Now në Euronews Albania detaje nga operacioni i SPAK në call centerin që vepronte në një kullë në qendër të Tiranës ku u arrestuan 10 persona.

Karamuço përjashtoi mundësinë që operacioni të jetë dekonspiruar nga policia, pasi siç tha operacioni është nisur vetëm nga agjentët e BKH dhe policia është thirrur në ndihëm vetëm në një moment të dytë. Ai shpjegoi se call centerat që ushtrojnë veprimtari të tillë të paligjshme disponojnë një buton të kuq që fshin gjithçka nëse ka kontroll nga policia, ndaj BK ka synuar ndërhyrjen në flagrancë për ta shmangur kr ta shmangur këtë.

“Aksioni në Shqipëri u bë për të kapur në flagrancë pasi provat deri diku ishin. Flagranca kishte të bënte me një buton të kuq që nuk duhej shtypur. Është një buton që Call Centerat që bëjnë veprimtari të tilla të paligjshme e kanë në atë mënyrë që sapo administratori e shikon që dikush vjen për kontroll, e shtyp atë buton dhe çdo gjë fshihet nëpër të gjithë kompjuterët. BKH këtë synoi, që të arrestojë ose ndalojë fillimisht punonjës të sigurisë ose të brendshëm që kishin kartën manjetike për të hapur derën pa i rënë ziles, për t’i kapur në flagrancë.

Fakti që disa nga këta persona të mbrojtjes perimetrike të sigurisë kanë qenë me armë, do të thotë që mund te kenë qenë punonjës shteti, por kjo është për t’u hetuar.

Po njëri prej tyre ka bashkëpunuar menjëherë me BKH dhe ka treguar se ku ishin transferuar kompjuterët, te këndi i lojërave te Rruga e Elbasanit, ku është bërë edhe sulmi i dytë, ku edhe është kërkuar ndihma e policisë së shtetit pasi situata ka dalë nga parashikimi. Policia nuk ka ditur gjë fare, operacioni ka nisur vetëm nga agjentët e BKH dhe është marrë policia vetëm kur është nevojitur nga agjentët. Ka nisur një hetim në SPAK nëse dekonspirimi ka dalë nga BKH apo nga italianët, por policia përjashtohet plotësisht. Ka disa operacione që SPAK po i bën vetëm me BKH dhe u dekonspirohen, do të thotë që ka vetë probleme”, tha Karamuço.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali

Një debat telefonik mes dy këshilltarëve bashkiakë të Tarantos ka përfunduar me akuza për fyerje me bazë raciste. Këshilltarja Bianca Boshnjaku, me origjinë nga Durrësi,...
13:59 | 22/07/2026

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026