Buxheti 2024, Rama e Koçiu: Përfundojnë 30 shkolla dhe mbulohen 100% pacientët

18 Nëntor 2023 | 11:10

Duke iu referuar buxhetit 2024, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se garantohet dhe përfundimi i 30 shkollave të reja në rang vendi.

Përmes një njoftimi në Facebook ai theksoi se nga ky buxhet do të bëhet e mundur dhe hapja e kantiereve të reja të ndërtimit për më shumë shkolla.

Ndërkaq, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se nga janari i këtij viti, janë realizuar mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale, ku 12,303 prej tyre kanë qenë të një kompleksiteti të lartë.

“Krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, me rritjen e buxhetit të vitit 2024 do të vijojë mbulimi 100% i pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, falë 12 paketave shëndetësore që qytetarët përfitojnë falas pranë vendbanimit,” – shkruan Koçiu në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026