Buxheti 2025, Tabaku: Asnjë impakt dhe shtysë për ekonominë, kemi një dramë…
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku kritikoi qeverinë për buxhetin 2025. E ftuar në Euronews Albania ajo tha se ky buxhet nuk jep asnjë impakt ose shtysë për ekonominë.
“Ti nuk e kupton dot se cilin sektor do të zhvillojë ose mbështesë qeveria shqiptare. Investimet publike të buxhetit zbatohen vetëm në muajin e fundit të vitit”, tha Tabaku.
Ajo kritikoi dhe iniciativën e fundit të qeverisë për bonusin e pensionistëve duke e cilësuar jo vetëm të pamjaftueshëm por dhe si qersharak dhe tha se është dramatike që vendit i kanë ikur të rinjtë në emigracion dhe qeveria nuk ka asnjë plan për mbajtjen ose rikthimin e tyre në Shqipëri.
“Çmimet janë rritur 55%, qeveria ofron bonus për pensionistët, kjo është qesharake, dhe për vetë faktin se ne kemi një dramë të madhe, që në vend që të ofrojmë zgjidhje për të rinjtë, dhe si të tërheqim 40% të forcës aktive të punës që janë larguar, diskutojmë për bonusin e pensionistëve”, tha Tabaku.
Kujtojmë që të martën mbahet seanca për buxhetin 2025 dhe PD ka depozituar plot 36 amendamente.
LEXONI GJITHASHTU:
Seanca për buxhetin 2025, PD depoziton 36 amendamente, Berisha rikthehet në Kuvend
Tabaku për progres-raportin e BE: Dalin në pah arsyet pse po protestojmë
Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin