Oerd Bylykbashi zbulon pikat ku opozita nuk lëshon pe në reformën zgjedhore

29 Maj 2020 | 13:43

Identifikim biometrik, votim dhe numërim elektronik në të gjithë territorin e vendit, është kërkesa e Partisë Demokratike. Ndërkohë Partia Socialiste thotë se një gjë e tillë nuk është e mundur që të realizohet në të gjithë vendin. Kjo ka bërë që pas më shumë se katër orë mbledhje, Këshilli Politik për reformën zgjedhore është mbyllur pa arritur ndonjë marrëveshje.

“Nëse PS do të reflektojë e do të heqë dorë nga taktikat zvarritëse, duke mos lënë hapësirë që në QV të manipulohet rezultati, mund të vazhdohet më tej. Vetëm me konsensus ecët me tutje. Opozita propozon që të futet teknologjia në votim. Pra, identifikim elektronik dhe votim në mënyrë elektronike. Është e mundshme për t’u zbatuar. Ne duam identifikim teknologjik për të gjithë Shqipërinë. Gjiknuri është ai që do të ketë vjedhje të votave. Janë ata që janë pro vjedhjeve apo në fund të ditës që komisionerët të mbushin kutitë, duke falsifikuar zgjedhjet. Nëse nuk bëhen ata që themi ne, manipulimi duket sheshit”, ka shtuar z. Bylykbashi.

Gjithashtu opozita ka vendosur kusht dakordësinë për shqyrtimin e shkeljeve kushtetuese të zgjedhësve dhe kandidatëve, pasi në të kundërt nuk pranon të vijoi me diskutimin e çështjeve të tjera. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi thotë se, sipas tyre duhet të jetë Gjykata Kushtetuese trupa që do të marrë në shqyrtim çështje të tilla dhe jo Kolegji Zgjedhor.

“Sugjerojmë që të jetë Gjykata Kushtetuese trupa e cila do të shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe kandidatëve. Pa arritur konsensusin në këtë çështje është e pamundur të shkohet më tej”, është shprehur z. Bylykbashi.

Një tjetër çështje e padiskutueshme nga ana e opozitës është krijimi i një qeveri tranzitore para mbajtjes së zgjedhjeve. “Qeveria tranzitore është e padiskutueshme për ne. Ne duam rolin e policisë në zgjedhje. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që garancia të jetë e plotë në procesin zgjedhor. Ne ia bëmë të qartë maxhorancës se pa dakordësi për këtë çështje, pra pa dakordësi për identifikimin biometrik që do të pengojë vjedhjen e zgjedhjeve, nuk shkohet tutje. Ne duam të jemi me shqiptarët dhe jo me Ramën, që do të mbushë kutitë, siç ndodhi më 2017”, ka përfunduar z. Bylykbashi.

Kur kanë mbetur ende dhe dy ditë, deri në përfundim të afatit për miratimin e reformës zgjedhore, Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish gjatë orëve të mbrëmjes.

Lexoni gjithashtu:

Gjiknuri: Opozita nuk ka propozuar asgjë për ndryshimin e sistemit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026