“Çajupi” rikthehet me këngë, koncerti “Luleborë” bën bashkë soprano Golemin dhe baritonin Zhabjaku
Është dashur moti i keq që planet të ndryshojnë dhe teatri “Andon Zako Çajupi” të shërbejë si skenë për të sjellë këngët korçare, pogradecare dhe ato dibrane. Ka qenë koncerti “Luleborë”, ai i cili ka rikthyer përsëri në karriget e teatrit publikun korçar, pas një mungese për më tepër se një viti e gjysmë.
Producentja, Flora Nikolla shprehet se qëllimi ka qenë që këngët qytetare te kthehen në origjinalitetin e tyre ndërkohë që koncerti do të mbahet në gjithë trevat shqiptare, me këngët tradicionale të çdo treve.
“Pas një turi të suksesshëm në Pogradec e Dibrën e madhe, jemi në Korçën e kulturës, e traditës, në Korçën e mondanitetit. Për të sjellë në një mënyrë krejt ndryshe, krejt origjinale një seri këngësh korçare, qytetare”, tha Nikolla.
“Ky tur sapo ka filluar sepse ne vit pas viti do të vazhdojë në gjithë trevat. Në fund do të kemi një mozaik shumë të bukur të këtyre këngëve të risjella në kohë”, shtoi ajo.
Pas duartrokitjeve të publikut korçar sopranoja, Eva Golemi dhe baritoni, Kreshnik Zhabjaku shprehen të lumtur për këtë koncert.
“Salla ishte plot, ne u kënaqem pafund. Një publik fantastik, mikpritës. Unë e kam shijuar shumë dhe jam kënaqur pafund, mbas gjithë kësaj periudhe të vështirë që kemi kaluar”, u shpreh Golemi.
“Rikthimi, në thonjëza, në normalitet është një ndjesi e re për neve, pas një viti e gjysmë të pandemisë. Për mua ishte një emocion më i madh, e falënderojmë Korçën dhe publikun e dashur të Korçës”, tha Zhabjaku nga ana tjetër.
Evenimentet kulturore në Korçë kanë rinisur, duke respektuar ende rregullat e pandemisë. Këto ngjarje kulturore shërbejnë dhe si tërheqje për turistët në juglindje.
LEXONI GJITHASHTU:
- “2 luanë drejt Venecias”, komedia dramatike shfaqet për publikun në Tiranë
- “Mbyllur për pushime”, Stefan Çapaliku promovon në Pogradec romanin e tij të fundit
- “Kolonia e pikturës në Vlorë”, çelet ekspozita me peizazhe e disa prej piktorëve më të njohur vendas
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër